Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot gjatë ditës e ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Burojë të Skënderajt.
Rama derisa ishte duke biseduar me babanë e Thaçit, Haxhinë, i tregoi se ishte për vizitë tek ai në Hagë, dhe se ai është mirë me shëndet.
“Isha tek Hashimi e vizitova ishte mirë, ju jeni të fortë, më duket të ka ngjarë ty. Ai se tha se na ana shëndetësore s’kam qenë kurrë më mirë, shumë mirë mu duk, shumë shumë mirë. Edhe kështu më humor, më tha se lexonte shumë, bënte stërvitje”,ka thënë Rama në bashkëbisedim me familjarët e Thaçit.
Tutje, ai tha se në vizitën tjetër do të shkojë bashkë me babanë e Thaçit. Rama mori lavdavata dhe falënderime nga të dy prindërit e Thaçit, po ashtu edhe nga gruaja dhe djali i tij.