29.8 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Rama tha se s’e njeh, Berisha: Ka me më pa në andërr mas do dite

- Advertisement -

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha tha se ndoshta kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama vërtetë nuk e njeh.

Kur u pyet për një deklaratë të Ramës se Berishën nuk e njeh por i është dukur “djalë i mirë”, Berisha u shpreh kështu në Frontal në T7: “Unë kam përgjigje për të dy format, mirëpo edhe mendoj që nuk më njeh, se ky më duket nuk ka jetu në Kosovë, edhe nuk kemi pasë rast me u pa”.

“Obligimet në Komunë ndoshta i ka aq të mëdhaja sa nuk e përcjellë Kuvendin, por unë mendoj që jam personalitet që njihem”, tha Berisha.

“Edhe unë e kam pa q’atë ditë, edhe mua m’u ka duk djalë i mirë”, tha ai.

Berisha tha se pas disa ditësh, Rama do ta shohë atë në ëndërr.

“Sa i përket kandidaturës ka me më pa në andërr mas do dite ky edhe krejt ata kundërkandidatët tjerë, sepse kemi me e rrotullu siutatën krejt”.

Në fokusim dhe kryerjen e punëve, Berisha tha se dallon shumë nga Rama.

Të ngjashme

Të fundit