2.4 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Rama të premten në Britaninë e Madhe, në fokus emigrantët

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë të premten drejt Britanisë së Madhe për një vizitë zyrtare ku pritet të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak.

Në fokus të vizitës pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Disa ditë më parë gjatë qëndrimit në Granada ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Rama zhvilloi një takim të përbashkët me liderët kryesorë të Evropës, mes të cilëve edhe kryeministrin britanik.

Në fokus të bisedimit ka qenë lufta kundër grupeve që organizojnë kalimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe./Euronews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit