-4.5 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Rama takon mësuesit shqiptarë që punojnë në Greqi: Të trashëgojmë gjuhën shqipe

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një takim mesditëm e së dielës me mësuesit shqiptarë, që punojnë në Greqi.

Ai theksoi se herë të parë ka nisur një program mbështetjeje financiare për 50 mësues e parë nga qeveria dhe kjo do të zgjerohet më pas në shtete të tjera.

Gjatë bisedës, Rama u shpreh se mësuesit kanë misionin e tyre fisnik për ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës shqipe tek brezat e rinj.

“Me mësuesit shqiptarë në Greqi, ku nisim për herë të parë një program mbështetje financiare për 50 mësues, që do të zgjerohet më pas edhe në shtete të tjera, për ata që me misionin patriotik për të ruajtur e trashëguar gjuhën shqipe, mes sakrificave e ndjenjës së përkatësisë, i mësojnë gjuhën tonë të bukur fëmijëve shqiptarë, duke i mbajtur të lidhur fort me rrënjët e tyre, e për t’iu dhënë një mundësi më shumë për t’u kthyer e për të jetuar aty ku e kanë zemrën, në Shqipëri”.

“Ambicia jonë është ta rrisim në mënyrë të ndjeshme. Marrëdhëniet me qeverinë dhe autoritetet këtu janë në një moment shumë më të mirë se sa ishin, duhet të jenë më mirë, ne do bëjmë çmos që të jenë më të mira”, u shpreh tutje Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit