Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar disa shqiptarë në Luksemburg, saktësisht në dalje të objektit të Bashkimit Europian.
Rama ka përshëndetur secilin prej tyre me të cilët ka publikuar edhe një video.
“Krenar për Shqipërinë”, ka shkruar Rama mbi videon e publikuar.
Rama ka marrë pjesë sot në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE ku janë hapur negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë.
Video: