Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV.
Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij.
Sipas një deklarate me shkrim nga Vatikani, Papa priti kryeministrin Rama këtë mëngjes në Vatikan.
Më pas u zhvillua një takim në Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare (Ministri i Jashtëm), Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher.
Në deklaratën e Vatikanit u nda informacioni se “Gjatë diskutimeve të përzemërta, u vu theksi në marrëdhëniet e mira dypalëshe midis dy vendeve, si dhe u trajtuan çështje me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet midis kishës dhe shoqërisë civile në vend”.
“Takimi u përqendrua gjithashtu në çështjet kryesore rajonale, duke përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian” thuhet ndër të tjera deklaratë.







