4.5 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Rama takim në Departamentin Amerikan të Shtetit: Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit atje, ai u takua me Jeremy Long, zëvendësdrejtor në Zyrën për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Rama bëri të ditur se biseda me Long u përqendrua te vizioni i tij për zhvillimin e Prishtinës dhe sfidat me të cilat po përballet kryeqyteti nga bllokada e ish-qeverisë Kurti 2.

Postimi:

Sot pata një takim të shkëlqyer me Jeremy Long, Zëvendësdrejtor në Zyrën për Çështjet e Evropës Qendrore ne STATE DEPARTMENT.

Ndava vizionin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme dhe theksova vështirësitë serioze me të cilat po përballet Kryeqyteti me Qeverinë Qendrore, veçanërisht bllokimin e vazhdueshëm të buxhetit të qytetit.

Diskutuam gjithashtu për potencialin e madh që kanë kompanitë amerikane për të investuar në Prishtinë, sidomos teksa përgatitemi për Lojërat Mesdhetare 2030. Energjetika alternative dhe projektet e mëdha zhvillimore janë fusha kyçe ku partneriteti mund të sjellë ndikim real.

Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë dhe së shpejti do të organizojmë një konferencë të veçantë për të prezantuar mundësitë dhe për të ndërtuar partneritete të reja. 🇽🇰🇺🇸

Të ngjashme

Të fundit