0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Rama takim me Sunak në Downing Street, flasin për emigracionin e krimin e organizuar

- Advertisement -

Kryeministri shqiptar Edi Rama është pritur sot nga kryeministri britanik Rishi Sunak në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave shqiptare, Rama dhe Sunak kanë diskutuar për çështjen e emigracionit të shqiptarëve në Britani, një temë mjaft e diskutuar që ka ndezur shumë debate kohët e fundit.

“Edi, është kënaqësi e madhe t’ju uroj mirëseardhjen në Mbretërinë e Bashkuar, në Doëning Street sot. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qartazi kanë tashmë një partneritet të fortë dhe presim me padurim të thellojmë këtë marrëdhënie me ju sot. Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim. Do ta diskutojmë këtë më vonë,”– ka thënë Sunak, raporton KlanNews.

Bëhet e ditur se Rama i ka thënë Sunak se pavarësisht disa personave, shqiptarët nuk duhet të trajtohen vetëm si njerëz që shkojnë ilegalisht, pasi janë një komunitet ku ka talente e njerëz punëtorë.

“Ashtu siç djali që vjen me një varkë nuk është thjeshtë një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa nuk është thjeshtë një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, të kujdesen, të gatuajnë dhe të këndojnë për ju. Dhe duam të sigurohemi që ky komunitet të ndihet, jo vetëm i sigurtë, por edhe i nderuar këtu. Dhe mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për t’u luftuar dhe për të fituar këtë betejë,”- citohet të ketë thënë Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit