8.4 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Rama takim me shtabin elektoral i PS në Njësinë 14 në Tiranë: Do heqim taksën e ndërtimit të parkimeve

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ministrja Ogerta Manastirliu zhvilluan një takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr. 14 në Tiranë më 5 prill. Rama u njoh me punën e strukturave të partisë në terren dhe theksoi nevojën për investime të mëtejshme, duke përmendur ndërhyrjet infrastrukturore, veçanërisht për lehtësimin e trafikut dhe parkimin në zonë.

“Kjo zonë ka nevojë shumë për ndërhyrje. Janë bërë shumë ndërtime dhe ka nevojë për ndërhyrje infrastrukturore dhe shërbime publike. Do të heqim taksën për ndërtimin e parkimeve dhe do ta bëjmë më të lehtë krijimin e hapësirave për parkim” – shprehu Rama gjatë takimit.

Gjatë takimit, Rama nuk ngurroi të ironizonte opozitën, duke e quajtur “kënetë” ndërsa përmendi dhe Lulzim Bashën: “Po ky Luli ka ndonjë deputet këtu? A ka ndonjë që nuk njihen? Po vota a ka?”

Ai vazhdoi duke theksuar se: “Po bufi e ka frikë, jo jep e merr, doktori thotë, bufi etj., ma lë mua, se ka frikë nga bufi!”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit