4.2 C
New York
Thursday, January 22, 2026

Buy now

Rama sulmon SPAK-un: Po mbani Erion Veliajn në burg pa prova, pa gjyq

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka sulmuar SPAK-un nga foltorja e Kuvendit.

Ai i doli në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se po mbahet në burg pa prova. Mes të tjerash ai tha se SPAK është kthyer tashmë në sportel ku lihen letrat e popullit.

“SPAK është bërë si një sportel. Ka qenë një sportel pas kryeministrisë kur bënim stërvitje basteboll dhe aty shkruhej: letrat nga populli. Kështu është bërë SPAK. Dhe Tony Blair keni çuar në SPAK. S’doli gjë! Tani çoni prapë Tony Blarin se kush e di del ndonjë provë si ato që mbajnë në burg pa gjyq lali Erin, për të cilin janë shkruar tre volume të një romani policor, por provë për korrupsion s’nuk, s’nuk, s’nuk” – deklaroi Edi Rama.

Të ngjashme

Të fundit