Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në konferencë për media pas mbledhjes që kishin me kryeministrin e Kosovës, dhe kabinetet qeveritare të të dyja shteteve.
Rama shprehu mirënjohjen për arritjen e marrëveshjeve, derisa u deklarua se nuk është në interesin e tij të përzihet në jetën politike të Kosovës.
”Jam totalisht i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës”, tha Rama.
Tutje Rama përmendi sërish qenin, që tha se ishte duke lehur para se të intonoheshin dy himnet. Ai shtoi se kjo simbolizon edhe thënien e njohur ‘’qentë lehin, karvani ecën’’.
”Ky është një qen që mbetet shumë i rëndësishëm, sepse përbën një simbol për arsyen e tërheqjes së vëmendjes, Por ne fokusohemi dhe puna vazhdon, lehjet mbeten prapa, si ajo thënia ”qentë le të lehin karvani ecën përpara”, përfundoi ai.