Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka siguruar se kryeqyteti po e menaxhon situatën e krijuar nga reshjet e vazhdueshme që kanë përfshirë mbarë Kosovën, ndërsa gjendja paraqitet nën kontroll, raporton Scanner.
Sipas tij, ekipet e Kryeqytetit janë vazhdimisht në terren dhe deri më tani kanë intervenuar në mbi 40 raste, duke reaguar sipas nevojës në zona të ndryshme. Situata po monitorohet pa ndërprerje.
“Menaxhimi i gjendjes po koordinohet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, në bashkëpunim me ekipet komunale dhe shërbimet përkatëse”, shkruan Rama, derisa bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.






