Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se gjatë vitit që e lanë pas, kryeqytetit i sollën një frymë pozitive dhe bashkëpunuese.
Në një fotografi të postuar së bashku me ekipën e komunës, Rama ka deklaruar se tashmë janë gati për të vazhduar transformimin e Prishtinës, në të mirë të të gjithë qytetarëve.
”Kryeqytetit i sollëm një frymë pozitive e bashkëpunuese së bashku me ekipin gjatë vitit që lamë pas. Suksese, mësime, por edhe sfida na përcollën gjatë kësaj kohe. Jemi gati për të vazhduar transformimin e kryeqytetit, të bashkuar për të mirën e gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama.