Home Lajme Rama: Shkaku i situatës në Kosovë nuk do të shprehim opinionet tona, të mos lejojmë Donbas të ri

Rama: Shkaku i situatës në Kosovë nuk do të shprehim opinionet tona, të mos lejojmë Donbas të ri

0
Rama: Shkaku i situatës në Kosovë nuk do të shprehim opinionet tona, të mos lejojmë Donbas të ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas përfundimit të takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për shkak të situatës në Kosovë, “nuk do t’i shprehin opinionet”, në mënyrë që mos të ndikojnë në situatë. Megjithatë, ai e bëri të qartë se e vetmja rrugë për të dyja palët, është ajo e dialogut.

Rama para gazetarëve, ka thënë se në takim u diskutua për Procesin e Berlinit. Ai po ashtu, deklaroi se kanë folur edhe për “aspekte” të tjera.

“Ne kemi një zakon që të ndajmë opinione hapur dhe ndonjëherë të mos pajtohemi, por ne duhet të punojmë në favor të paqes. Duhet të punojmë bashkë ne momente si kjo. Për shkak të situatës në Kosovë, ne nuk do të shprehim opinionet tona në mënyrë që mos të ndikojmë në situatë”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar, siç raporton mediumi serb “Novosti”, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me situatën Kosovë-Serbi.

Ai citohet të ketë thënë se palët duhet t’i përmbahen marrëveshjes së dalë nga “plani franko-gjerman”, derisa shtoi se situate mund të bëhet e njëjtë si në Donbas, ndonëse sipas tij, ka mundësi që të kontrollohet.

“E përsëris atë që thash, e vetmja mënyrë përpara është ajo e rritjes së tensioneve, por rruga e dialogut dhe marrëveshjes që u bë në nivelin e planit franko-gjerman. Nuk dua të përsëris këtu çfarë thash në Prishtinë, por askush nuk duhet ta nënvlerësojë rrezikun që ne do të gjejmë vetën tonë në një situatë të cilën nuk duhet ta lejojmë që të ndodhë, e cila mund të jetë e njëjtë si në Donbas dhe e cila do ta bënte të pamundur për t’u rikthyer në gjendjen që ishte më parë, edhe pse sot është e mundur që të kontrollohet. Duhet të jetë një pikëpamje e përbashkët.” – tha Rama.

Exit mobile version