-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Rama, shitësve në tregun e Ulpianës: Keni afat deri më 22 korrik, lironi hapësirat ose do t’i largojmë ne

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës ka folur për njoftimin që e ka bërë Komuna për të gjithë shitësit që operojnë rreth hapësirave të tregjeve kurse në lagjen ‘Ulpiana’ u është dhënë afat  deri me datën 22 korrik që t’i lirojnë ato hapësira.

“Është edhe kjo pjesë e procesit të lirimit të hapësirave publike dhe është vazhdimësi e çlirimit të tyre, ngase kemi numër të madh të shitësve ambulantë, të cilët shesin pa leje”, tha ai.

Kreu i kryeqytetit deklaroi se edhe pse ka hapësira edhe në Tregun e Gjelbër edhe në tregun e Ulpianës, e që ata mund të vendosen, të njëjtit vazhdojnë të tregtojnë jashtë hapësirave.

“Ndaj ne u kemi dhënë dy javë afat që ata të largohen, përndryshe do t’i largojmë ne dhe do t’i gjobisim”.

“Ata e kanë mundësinë të bëhen pjesë  e sistemuar e mirëfilltë, sikurse tregtarët tjerë“, theksoi kryetari Rama, duke shtuar se do të bëhet edhe pastrimi i tregjeve nga mbeturinat.

Kryetari i Prishtinës foli edhe për projektet e reja, të mëdha të këtij viti, të cilat priten të realizohen. /RTK/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit