Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi gjatë një transmetimi live në rrjetet sociale se fushata për rregullimin e hapësirave publike nuk është një sulm ndaj bizneseve, por ka si qëllim ripërkufizimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët.
Rama theksoi se qeveria po harton një rregullore që do të përcaktojë qartë kufijtë e lirisë për bizneset, duke siguruar që ato të mos tejkalojnë hapësirat publike.
“Unë jam deputet i Tiranës, kam bërë fushatë dhe ka konstatuar gjëra, kam parë gjëra, dhe krahas transformimit të Tiranës kam parë këtë; ngufatjet e hapësirës së Tiranës dhe për këtë arsye kam angazhuar gjithë deputetët për t’u rikthyer te njerëzit dhe janë konstatuar 1800 pika që duhen çliruar. Nuk bëhet fjalë për ndërtime pa leje, mur, llaç, tulla bëhet fjalë për ndërtime të çmontueshme dhe ka një mirëkuptim të madh, ka edhe raste kur nuk ndodh në mënyrë vullnetare. Nuk është një sulm ndaj sipërmarrësve. Po përgatisim një rregullore që do të vendosë qartë hapësirat e lirisë, do ketë hapësirë edhe për njësitë tregtare, por pa kapërcyer hapësirën publike. Teknologjia do na ndihmojë në këtë fazë, shkruan”, citohet të thënë Rama.