-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Rama: Salla Koncertale dhe Muzeu i Artit të Kryeqytetit po bëhen realitet

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se po hedhen hapat e parë të krijimit të dy hapësirave kulturore të kryeqytetit, Sallën Koncertale e Muzeun e Artit.

Rama në Facebook tha se gjatë takimit me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, kanë diskutuar detajet e fundit për realizimin e këtij projekti tjetër të madh drejt transformimit të Prishtinës.

“Gjatë  takimit me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, diskutuam detajet e fundit për realizimin e këtij projekti tjetër të madh drejt transformimit të Prishtinës. Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë.  Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern”, tha ai.

Tutje i pari i kryeqytetit tha se janë duke e realizuar një kërkesë të kamotshme të artistëve dhe se premtimin e tij po e bënë realitet.

“Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore.E kam premtuar dhe po e bëjë realitet”, tha Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit