-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Rama: Rruga A mund të vonohet por do të bëhet

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama e ka publikuar një video nga traseja e rrugës A, rrugë për të cilën ka thënë se do të reduktojë në masë të madhe kolonat, eliminojë në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rrisë zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.

I pari i kryeqytetit ka shtuar se realizimi i kësaj rruge mund të vonohet, por ajo do të bëhet, transmeton lajmi.net.

“Andaj kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit”, ka shkruar Rama në Facebook.

🛣️ Rruga “Jim Xhema” apo “A” është ndër projektet më të rëndësishme për Kryeqytetin.🚧🚗🚌Në videon më poshtë mund të shihni trasenë e rrugës dhe të kuptoni rëndësinë e veçantinë e kësaj rruge 6 kilometra, e cila do të lidhë lagjet “Kalabria” dhe “Mati” me Prishtinën e Re, duke reduktuar kështu në masë të madhe kolonat, eliminuar në tërësi kundërmimin e ujërave të zeza në lagjen “Kalabria” dhe rritur zhvillimin ekonomik në Kryeqytet.Andaj kjo rrugë do të bëhet, mund të vonohet, por do të realizohet për të mirën e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të Prishtinës por të gjithë vendit.Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të KontrataveKrenar Xh Xhaferi #prishtinapraktike💙

Posted by Perparim Rama on Wednesday, October 25, 2023

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit