-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Rama reagon për sulmin në veri: Akt sabotazhi, të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës menjëherë

- Advertisement -

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Rama e ka quajtur këtë sulm si akt të sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnimizt me ujë. Çka shkroi kryeministri Rama?

Tutje, Rama ka kërkuar që kjo goditje kriminale të zbardhet sa më shpejt, duke kërkuar edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Në shkimin e tij, Rama ka krkuar nga Bashkimi Evropian që të heq menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës.

“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së” – ka shkruar Rama.

Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e…

Sjellim ndër mend që presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka telefonuar homologen e saj nga Kosova, Vjosa Osmani. Në një njoftim të Presidencës së Kosovës theksohet se Begaj ka telefonuar Osmanin, ku është biseduar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, një rrjet kritik për Kosovën.

Gjatë bisedës telefonike, Begaj ka rikonfirmuar përkrahjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën.

“Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Kosovën, veçanërisht në dritën e zhvillimeve të fundit në fushën e sigurisë.

Në këtë bisedë telefonike, Presidentja Osmani e ka njoftuar Presidentin Begaj në lidhje me zhvillimet e fundit në veriun e vendit, cenimin e sigurisë kombëtare nëpërmjet sulmeve në infrastrukturës kritike si dhe për masat e institucioneve të Kosovës për ta menaxhuar këtë situatë.

Të dy presidentët, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në adresimin e sfidave të sigurisë rajonale” – thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit