4.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Rama reagon pasi tre trupa të ushtarëve amerikanë të zhdukur u gjetën të vdekur në Lituani

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi tre ushtarë amerikanë u gjetën të vdekur këtë të hënë në Lituani.

Incidenti ndodhi më 25 mars, kur një automjet i blinduar M88A2 Hercules u zhyt në një kënetë gjatë një stërvitjeje me forcat e armatosura dhe forcat e rendit lituaneze.

Përmes një postimi në “X”, Rama ka shprehur ngushëllime për humbjen e tre ushtarëve, duke thënë se Shqipëria është gjithmonë pranë ShBA-ve.

“Lajm tragjik nga Lituania. Humbja e ushtarëve amerikanë gjatë stërvitjes së fundit ushtarake është një kujtesë e dhimbshme e rreziqeve që mbartin ata që shërbejnë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e tyre. Si gjithmonë, Shqipëria qëndron krah Shteteve të Bashkuara dhe Komandantit të saj të Përgjithshëm”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit