2.3 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas vdekjes së papritur të Shemsi Krasniqit, Shemi i grupit “Ilirët”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë.

I pari i kryeqytetit ngushëlloi familjen, miqtë dhe të gjithë adhuruesit e muzikës së tij për këtë humbje, njofton Klankosova.tv.

“Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar Ilirët. Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij. Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme

Të fundit