Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar sot në Twitter mediat e Shkupit pasi në samitin e Selanikut e quajti Dmitro Kovaçevskin “kryeministër i Bullgarisë Perëndimore”, për të cilën kolegu i tij maqedonas qeshi.
“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duar-shtrëngimeve me kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.
Në Samitin e SEECEP në Selanik të premten, në një kohë kur nikoqiri kryeministri grek Kiriakis Mitsotakis, po prezantonte homologët gjermanë dhe maqedonas te kancelari Olaf Scholz, ai hyri brenda dhe i tha Kovaçevskit se ai ishte kryeministri i “Bullgarisë Perëndimore”.
Rama dhe Kovaçevski ishin në shënjestër të kritikave, e para për një shaka jo-diplomatike dhe e dyta sepse nuk iu përgjigj, por vetëm qeshi.