Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë pjesë e Bordit të Paqes për rindërtimin e Gazës, pas një ftese personale të marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe letrën e dërguar nga Shtëpia e Bardhë.
Rama u shpreh i nderuar për këtë angazhim të ri ndërkombëtar, duke e cilësuar ftesën si një shenjë besimi dhe vlerësimi për Shqipërinë.
“MIRËMËNGJES dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë”, ka shkruar Rama ndër të tjera.






