Kryeministri shqiptar, Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Frankofonisë që po mbahet në Tunizi.
Përveç kryeministrit shqiptar, aty i pranishëm është edhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
E me këtë të fundit, Rama ka publikuar një fotografi.
“Me ma t’mirin”, ka shkruar në përshkrim Rama.
Ndryshe, në samitin e Frankofonisë që po mbahet në shtetin afrikan po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=681783063317358&id=100044570103558&mibextid=Nif5oz