23.5 C
New York
Tuesday, September 16, 2025

Buy now

Rama publikon deklaratën e Rubin: Proces shtangës që ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ripublikuar dëshminë e dëshmitari James Rubin duke thënë se e shqetëson fakti që të akuzuarit po qëndrojnë në paraburgim për pesë vite, duke u nisur nga fakti që ata u dorëzuan vetë dhe se ishin shumë bashkëpunues me gjykatën, raporton Periskopi.

Rama duke shkruar në përshkrim “Liria ka Emër”, ndër të tjerash ka shkruar “…një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare..”.

 

“Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim këtu në Hagë për më shumë sesa 5 vite dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që ata janë të mbajtur për kaq shumë gjatë, më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe me shtetin e së drejtës. Mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i burgosur për pesë vite përpara se të fillojë të ndiqet penalisht një çështje penale ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën”, tha Rubin gjatë dëshmisë në Gjykatën Speciale në Hagë.

Të ngjashme

Të fundit