7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rama: Pronat komunale s’do të shfrytëzohen pa leje e kompensim

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se për vite të tëra pronat komunale janë shfrytëzuar pa ndonjë kompensim.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është diskutuar për rekomandimet e komisioneve për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, shtoi se një gjë e tillë më nuk do të ndodh.

Rama ka sqaruar për këtë ka formuar tri komisione profesionale të cila kanë dal me një varg rekomandimesh, duke shtuar se pronat komunale nuk do të  mund të shfrytëzohen më pa leje dhe kompensim.

“Kam themeluar tre Komisione për pronën komunale, për një temë kaq të rëndësishme. Një numër i madh i këtyre pronave është shfrytëzuar por kryeqyteti nuk ka pasur ndonjë të mirë”.

“Tash pronat që janë të kryeqytetit do të rregullohet dhe do të jenë në të mirë të qytetarëve, e falënderojë drejtoreshën, Dorëntina Maloku”.

Rendi i ditës së seancës së jashtëzakonshme:

1. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime të komisionit profesional për verifikimin e shfrytëzimit dhe statusit të pronës komunale në Zonën Industriale;

2. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime të komisionit profesional për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale;

3. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime të komisionit profesional për verifikimin e shfrytëzimit dhe të statusit të banesave në lagjet “Bregu i Diellit”, “Fusha e Pajtimit” dhe “Hajvalia”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit