-1.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Rama: Prishtina do të humbë 12-15 milionë euro për mosmbajtjen e Sunny Hillit

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur konferencën për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë. Gjegjësisht për zvarritjen që iu bë në kryeqytet. Sipas Komunës së Prishtinës zvarritjen e ka shkaktuar qeveria gjegjësisht MAPL.

Rama gjatë kësaj konference foli edhe për humbjet që do të pësojë Prishtina. 12-15 milionë vlerësohet të jenë humbjet.

Përkundër humbjeve, Rama nuk hezitoi ta urojë Tiranën për festivalin.

“Në bazë të kalkulimeve të mëparshme përfitim i qytetit ka qenë 7-8 milionë është parapa që sivjet me qenë 12-15 milionë këto janë humbjet. Unë nuk kam kurgjo kundër Tiranës ju urojë festival fenomenal edhe atje do të shkojmë pa kurrfarë problemi, mirëpo festivali është dashtë me u mbajtë në Prishtinë se është i Prishtinës. Do të bëjmë çdo gjë që festivali të mbahet këtu, me qenë vendim i përhershëm”, tha ai përcjell Insajderi.

Ndërkohë më poshtë gjeni disa nga sqarimet e përfaqësueseve të komunës së Prishtinës që si sipas tyre MAPL e zvarriti procedurën.

“…Po ashtu kanë kërkuar qarkullimin bankar të Sunny Hillit, ndërsa në dokumentacionin e lëndës kanë qenë të përfshira qarkullimi vjetor nga Administrata Tatimor si dhe qarkullimi vjetor i Korporatave poashtu i vërtetuar nga ATK-ja”, thanë nga komuna e Prishtinës.

“Sunny Hill ka pasur frikë që të dhënat personale në qarkullimin bankar të artistëve të cilët i kanë pasur më herët të mund t’i ekspozohen dhe të bëhet një shkelje ligjore dhe ka zgjatë 3-4 ditë procesi i atij dokumenti nga banka duke mos e cenuar të dhënat e atyre personave që kanë qenë aty”, u shprehen nga Prishtina.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit