15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Rama pret Blinkenin te Piramida: Sot dikatatori që e ndërtoi po rrotullohet në varr

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij të mbajtur në Piramidën e Tiranës me fjalët “Diktatori do të rrotullohej në varr”.

Ai tha se Enver Hoxha donte që Shqipëria t’i urrente amerikanët, por ai e di se Amerika është mik i Shqipërisë. Ai ka falenderuar sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken për këtë vizitë, duke thënë se ky takim hap horizontet e të rinjve shqiptarë.

“Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë. Ky tempull sot, zgjeron horizontet e të rinjve sot. Shumë pronarë të kësaj piramide do donin të ishin sot këtu, por protokolli i SHBA nuk i lejon. Unë e di që ju nuk keni qëllime të këqija. Në emër të gjithë shqiptarëve unë ju uroj mirëseardhjen.

Çelësa te shtëpisë sonë janë në duar të sigurta. Siç e kemi thënë gjithnjë, shtëpia, Shqipëria, i takon zotit dhe mikut. Ju falënderoj me gjithë zemër që jeni këtu sot. Ju falenderoj që sollët shpresë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Rama./EuroNews/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit