27 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Rama përmend sukseset në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përgëzohet nga LDK-ja e PDK-ja

- Advertisement -
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij, Kryeqyteti ka marrë një transformim të madh, ndërsa sfiduese e sheh çështjen me mbeturinat.

Në raportin e punës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Rama ka përmendur ndërtimin e shkollave të reja, zgjerimin të “Termokosit”.

Kreu i Prishtinës ka thënë se kanë arritur t’i shtrojnë qindra rrugë në zonat urbane e rurale.

“Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka raportuar para asamblesitëve të kësaj komune për punën që kanë bërë gjatë gjashtë mujorti të parë të këtij viti.

Në seancën e mbajtur të hënë, e cila u bojkotua nga Grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes dhe të AAK-së, Rama tha se komuna e udhëhequr nga ai ka bërë punë të mëdha gjatë gjysmës së parë të këtij muaji.

“Këtë vit e filluam me përkushtim për përmbushjen e vizionit për transformim të kryeqytetit. Një nuëmr i madh i projekteve kanë filluar që të zbatohen. Nismë një prej projekte e më të mëdha rrugën ‘Xhim Xhema’, një rrugë që pos që zgjidh problemi me kolektorët do të krijoj një jete të re për rreth 20 mijë qytetar të Prishtinës. Kemi zgjeruar rrjetin e ‘Termokosit’ për 40 mijë qytetarë shtesë”, ka thënë Rama.

“Kemi nënshkruar edhe ndërtimin e 5 shkollave, tri të tjera janë në ndërtim e sipër. Javën që lamë pas isha në Japoni ku pata takime të shumta, u dakorduam për avancim të bashkëpunimit ne fushën e kulturës, artit e teknologjisë. Jam duke u dizajnuar disa projekt të mëdha që do transferojnë kryeqyteti. Bashkë më këto janë duke u dizajnuar edhe platformat ndërlidhëse. Spitali i Prishtinës tanimë është duke u dizajnuar punët dhe do të fillojë së shpejti. Kemi ende sfida siç është problemi me mbeturinat, ku kemi ndarë mjete për blerje e 8 kamionëve dhe 140 kontejnerëve të rinj… Për bujqit kemi ndarë 19 sera, 54 kultivator, kemi dyfishuar subvencionet për gratë… Jemi duke instaluar sistemin ‘smart’ në Kryeqytet. Kemi rigjeneruar shkallët e Postës. Janë asfaltuar edhe shumë rrugë. Këto nuk janë të gjitha projekt por vetëm një numër i selektuar”, tha ai.

E përgëzime për këto punë, mori nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefja e asamblesitëve të kësaj partie, Jeta Rafuna-Hasani, tha se kryetari Rama e ka dëshmuar vetën për transparencë e punë për Kryeqytetin.

“Kryetari Rama edhe një herë po dëshmon që ka transparencë për punën që bënë. Në këtë raport shihte se kryetari dhe drejtorët kanë bërë punë të mirë. Këto po dëshmoj ë që Prishtina po transformohet”, u shpreh ajo.

Përgëzime Rama mori edhe nga partia tjetër në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës. Fatmir Dervishi nga kjo parti, tha se në këtë raport do të duhej që të vendoseshin të dhënë më të qarta.

“Raportin e kemi lexuar është një raport i përgatitur mirë vizualisht. Mendoj që në raport është mirë që të përfshihen edhe disa të dhënë më të qarta. Në raport të gjitha projekt të përmbajnë edhe datën e fillimit. Me që raportimi është gjashtë mujor të përshkruhet edhe faza deri ku do të mbërrij. Te raporti nëse e analizojmë ka punë të mira i përgëzoj të gjithë ata që kanë punuar. Një planifikim i mirë do të ja mundësonte një jetë më të mirë për qytetarët. Mendoj që duhet të plotësohet raporti dhe për secilën drejtori të plotësohet puna dhe shpenzimet”, tha ai. /EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit