-8.5 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Rama përkujton 21 Janarin: 15 vjet nga një krim shtetëror i pashembullt

- Advertisement -

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar drejtësinë shqiptare për ngadalësinë me të cilën po trajton çështjen e 21 Janarit, ku katër persona mbetën të vrarë gjatë një proteste të opozitës së atëhershme socialiste në vitin 2011.

“15-vjetori i një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe”, shkruan Rama në mesazhin e tij në Facebook. “Drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë”, shtoi ai, por tha se ishte i bindur që do të bëhet drejtësi.

Për 2 nga 4 të vrarët e 21 janarit 2011 në Bulevard nga drejtësia shqiptare është dhënë një dënim me 1 vit burg për Ndrea Prendin dhe 3 vite burg për ish-gardistin, Agim Llupo, të fajësuar për “vrasje nga pakujdesia”.

Ndërsa pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut ku thuhet se autoritetet shqiptare duhet të identifikojnë dhe ndëshkojnë përgjegjësit për vrasjen e një tjetër protestuesi, Aleks Nikës, SPAK ka rihapur çështjen, shkruan A2CNN.

Të ngjashme

Të fundit