Home Lajme Rama për veriun: Krijimi i një “Donbasi të vogël” është rrezik real

Rama për veriun: Krijimi i një “Donbasi të vogël” është rrezik real

0
Rama për veriun: Krijimi i një “Donbasi të vogël” është rrezik real

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për rrezikun që i kanoset veriut të Kosovës, duke thënë se një “Donbasi i vogël” në mes të Ballkanit është një rrezik real.

Në lidhje me këtë, kryeminsitri shqiptar është shprehur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe liderët e tjerë evropian.

Perspektiva e krijimit të një Donbasit të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një rrezik real dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për të sjell dialogun në nivelin më të lartë, me mbështetjen e SHBA-së, dhe që të sigurohemi se KFOR-i do të jetë aty për të garantuar sigurinë për shkak të një përshkallëzimi të mëtutjeshëm. Të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe të mos lëmë asnjë mundësi që të hidhet poshtë ajo çfarë kemi ndërtuar”, ka thënë Rama.

Exit mobile version