3.1 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Rama: Për Veliajn u dha arrest me burg pa qenë i pandehur, prokurori nuk ka provat e mjaftueshme

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama doli sërish “sy m’sy” me popullin mëngjesin e së martës, duke vazhduar të flasë për Erion Veliajn dhe SPAK-un.

Kreu i qeverisë shqiptare e nisi duke shpjeguar ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit.

“Ndryshimi mes të dyshuarit dhe të pandehurit. I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush për të cilin prokurori kërkon burg duke i thënë gjykatësit se ka prova dhe duhet të nisë gjyqi. A e dini që kreu i Bashkisë së Tiranës, për të cilin u dha masa arrest me burg, nuk është i pandehur? Prokurori nuk i ka provat e mjaftueshme, por, sipas tij, ka dyshimet e mjaftueshme. Që të jemi shumë të qartë, për të gjithë ata që thonë se u tërbua Edi Rama, iu vërsul SPAK-ut, them se nëse nuk mbroni Ramën në betejën e tij me PS, nuk ka SPAK. Kjo është e qartë. As nuk do kishte dhe as nuk ka, sepse “bufi i kënetës” e ka thënë: më jepni votën që të shkrij SPAK-un! Unë dhe PS e garantojmë SPAK-un”, tha Rama.

“Unë nuk kontestoj ndonjë provë, duke iu kundërvënë SPAK-ut. Por, statusi i Erionit si person i dyshuar dhe jo i pandehur. Unë kam kërkuar të më japin vetëm një paragraf nga ajo dosje që tregon se kreu i Bashkisë ka kryer ndonjë veprim në thyerje të ligjit”, shtoi Rama.

Më pas, kryeministri pyeti ndjekësit nëse i duket normale që një kryetar bashkie në detyrë të merret nga zyra dhe të çohet në burg pa gjyq?

“Sado të mëdha të jenë dyshimet, prapë janë të pamjaftueshme për të ngritur një akuzë. Si mund të quhet sulm ndaj SPAK-ut ky, kur po ngre një problem që është kaq parimor?”, tha Rama, shkruan A2.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit