34.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Rama për situatën në pishinën e Gërmisë: Besoj se këto ditë do të zgjidhet kjo çështje

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në lidhje me vlerësimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës se uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotëson standardet mikrobiologjike, tha se pret që ky problem të zgjidhet së shpejti.

“Për shkak të thatësisë së madhe pishina në Gërmi ka pasur problem edhe për mbushje e saj. Fillimisht e kanë pasur një marrëveshje me Ujësjellësin që t’i ndihmojë gjatë natës, por sa e di atë marrëveshje e kanë ndalur. Me çështjen e pastërtisë janë duke u marrë dhe besoj se këto ditë do të zgjidhet edhe kjo çështje”, tha Rama.

Ndërmarrja publike “Sport Marketing” SH.A e menaxhon pishinën publike të Gërmisë në Prishtinë. /EO/

Të ngjashme

Të fundit