24.6 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Rama për shkarkimin e drejtorit nga radhët e PDK: Caktova afate, s’e zgjidhën problemin e mbeturinave

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës nga radhët e PDK-së, duke thënë se vendimi është marrë për shkak se nuk është zgjidhur problemi me mbeturinat brenda afateve të caktuara.

Ai në një intervistë në CONTEXT të ATV, ka thënë se për secilin drejtor ka folur për rezultate dhe nuk ka bërë dallime nga cila parti vjen.

Sot jemi në shkurt edhe e kemi problemin e madh me mbeturina. Pra nuk kam pasur në mundësi tjetër përveç që me e ndërrua drejtorin për arsye të mundësisë për me e zgjedhë problemin e mbeturinave.

Unë gjithmonë kam diskutu për rezultate. Rezultatet janë ato aspektet të cilat mua më interesojnë edhe si rezultat i rezultateve, të cilat nuk kanë qenë të nivelit të pritshmërisë time në dikastere të ndryshme, në këtë rast e drejtorisë së Shërbimeve Publike, ku si pjesë e problemeve të mëdha është edhe zgjedhja e problemit të mbeturinave. Kjo është një çështje që e kemi diskutuar vazhdimisht edhe faktikisht kemi pasur një numër të madh të datave të ndryshme ku edhe i kam vendosur për zgjidhjen e problemit të mbeturinave.” – ka thënë Rama.

Më tej, ai ka thënë se koalicioni me PDK-në vazhdon të jetë funksional, pavarsisht se nga PDK-ja pretendojnë që ka përfunduar ky koalicion.

Të ngjashme

Të fundit