24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Rama për “Fadil Vokrrin”: Kritikat janë të pavenda, presim të bëhet tapeti hibrid

- Advertisement -

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka thënë se janë në përgatitje të hapjes së konkursit për ndërtimin e stadiumit të ri në Bërnicë, që do të jetë i kategorisë së katërt dhe do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

E sa i përket gjendjes së tapetit të “Fadil Vokrrit”, Rama së bashku me FFK-në e kanë menduar rikthimin e tapetit të gjelbër në atë hibrid. Kjo sipas tij do të arrihet brenda dy muajve.

“Normal që stadiumit i duhet një fushë e re dhe të jetë ndoshta edhe hibride jo çfarë është sot dhe kam bërë pyetje edhe presidentit Agim Ademi, më ka treguar që për një periudhë dy mujore ata do të investojnë dhe do ta transformojnë këtë fushën ekzistuese në një fushë hibride, e cila do të jetë shumë më funksionale dhe më e fortë se sa kjo aktuale që funksionalizohet për një periudhë kohore derisa ne ta ndërtojmë stadiumin e ri në Bërnicë”, u shpreh Rama, teksa thotë se kritikat e adresuara tek ta, janë të pavenda.

“Ne nuk e kemi nën menaxhim fushën, mirëpo po them se duhet tash kur të fajësojmë dikënd me pas parasysh arsyen pse ka ndodh dhe neve na duhet një numër i madh i stadiumeve të reja. Duhet investime të mëdhaja në gjithë Kosovën, në infrastrukturën sportive dhe këtu duhet edhe një ndihmë e madhe edhe e nivelit qendror dhe FFK-së”, thotë tutje Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit