Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje me shtetet e tjera lidhur me emigrantët e paligjshëm të mund të shkojnë në Shqipëri, ai tha se këtë lidhje e kanë vetëm me Italinë.
Madje ai me një ton humoristik, thotë se i qëndron besnik martesës me Italinë.
“Që në fillim kemi qenë shumë të qartë se marrëveshja me Italinë është unike, si rezultat i marrëdhënies së veçantë që kemi me këtë vend, por edhe për shkak të kontekstit gjeografik që e bën të kuptueshme bashkëpunimin. Disa vende na kanë pyetur nëse do të ishim të hapur për një model të ngjashëm, por përgjigjja jonë ka qenë jo. I qëndrojmë besnik ‘martesës’ që kemi me Italinë, pjesa tjetër është vetëm dashuri”, u shpreh Rama