Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në shënimin e ushtrimeve ushtarake “Defender Europe23” në Kosovë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ka marrë pjesë me kënaqësi ku Forca e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e partnerëve strategjikë prezantuan ushtrinë dhe armaturën që do të përdoren në aktivitetet trajnuese.
“Ngjarje të tilla janë të rëndësishme për përgatitjen dhe zhvillimin e aftësive ushtarake për t’u përballur me situata të rrezikshme dhe për të parandaluar sulmet”.
“Së bashku, për një të ardhme më të sigurt!”, ka thënë Rama.