2.2 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

Rama për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Është një mrekulli e vërtetë që na ka ndodh

- Advertisement -

Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, bashkë me kabinetin e tij me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovë ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, raporton EO.

Me këtë rast, Rama ka theksuar rëndësinë e unitetit shoqëror dhe politik, si dhe bashkëpunimin për zhvillimin dhe forcimin e shtetit.

“Tashmë jemi 18 vjet si shoqëri, si shtet. Uroj që tash e tutje edhe të kemi respektin dhe sjelljet ndaj njëri-tjetrit edhe si persona, edhe si parti politike, edhe si shoqëri me një ngritje më të lartë të vlerave shoqërore, të jemi të përbashkët të bashkëpunojmë për të mirën e vendit tonë. Ta ngrisim lart e më lart shtetin tonë, shtetin, Republikën e Kosovës, e cila është një mrekulli e vërtetë që na ka ndodh, një mrekulli të cilës duhet t’ia dimë për nder të gjithë atyre që kanë dhënë sakrificën e tyre me vite të tëra, pra me dekada duke filluar prej të burgosurve politik, prej procesit paqësor të Doktor Ibrahim Rugovës, e po ashtu të luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit tonë, si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë ata evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit