8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Rama pas rizgjedhjes së Von Der Leyen: Mezi pres të vazhdoj punën për integrimin e Ballkanit Perëndimor

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Evropian duke e cilësuar si fillim të një kapitulli të ri për Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se përgëzon qëndrimin e Von Der Leyen për Ballkanin Perëndimor.

“Vota e Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e Bashkimit me një hyrje rigjallëruese. Shqipëria e mirëpret këtë deklaratë me shpresë të përtërirë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Ne përgëzojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e saj sot në Parlamentin Evropian. Mezi pres të vazhdoj punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit