5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Rama pas hapjes së tunelit nënujor të Porto Palermos: Gjirin magjepsës e kthejmë në destinacion turistik

- Advertisement -

Porta e tunelit të fortifikuar të Porto Palermos është hapur për herë të parë pas 32 vitesh bllokimi.

Hapja e kësaj Porte Palermos është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar pamjet nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos, ndërsa shkruan se ky është hapi i parë i një projekti të Ministrisë së Mbrojtjes për rijetëzimin dhe rehabilitimin e të gjithë kompleksit infrastrukturor në Gjirin e Panormës për funksione ushtarake dhe civile.

“Mirmëngjes, dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit