Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur pas arrestimeve të fundit në komunën e tij, duke thënë se arrestimet kanë të bëjnë me disa kontrata mbi vepër.
“Unë këtë e kuptova sa isha jashtë shtetit. E kanë marrë në pyetje edhe nënkryetarin, mendoj që është për disa kontrata mbi vepër, kryeqyteti funksionon me një buxhet me të dhëna të viti 2011 sa i përket numrit të banorëve. Kryeqytetit i kërkohen shërbime të shumta, prandaj këto kontrata janë të lidhura për shërbime në administratë në shëndetësi dhe janë mëse të nevojshme sepse numat që i kemi nuk janë të mjaftueshme.” – ka thënë ai, sipas Ekonomia Online.
Tutje, ai ka thënë se më këtë çështje duhet të merret drejtësia.
“Ajo çka ka ndodhur është jashtë proporcioneve nuk e shoh të arsyeshme, por po i’a lë procese ligjore të merren me këtë punë, nuk e shoh që ka pasur diçka jashtë normales, personalisht po them në bazë të arsyeje pse është bë, pse tash, do të kuptojmë më shumë e bisedojmë më vonë.” – ka thënë ai.