Në programin Artkand, episodi i 41 iu kushtua tërësisht artit bashkëkohor. Ankandi u çel më ketë grafikë në letër të shtypur të autorit Edi Rama, Pa titull. Një vepër e vitit 2006, e realizuar mbi një format A4 në përmbajtje të një ftese zyrtare.
Secilën ditë, gjithmonë. Edhe gjatë takimeve zyrtare aktiviteti i tij është dëgjim, diskutim e vizatim. Janë vizatime që bëhen vetëm. Vizatime instinktive, thuajse një lloj shkrimature automatike e markës surreale-disa prej tyre janë transformuar në skulptura qeramike.
Ardian Isufi me diptikun “Kopshti i Edenit”, edhe njëherë solli nëpërmjet artit të tij komunikimin e ndryshimit të botës dhe individit nëpërmjet dilemave të tij.
Është pjesë e koleksioneve private në Shqipëri, Itali, Greqi, Austri, SHBA etj., dhe vepra e tij gjendet edhe në koleksionin e përhershëm e të Galerisë Kombëtare të Arteve.
Kjo vepër e konsideruar si dialog erotik i autorit Nikolet Vasia, “piktori i të gjitha gjinive”, u prezantua po ashtu për herë të parë në programin artkand. Stërnipi i Kol Idromenos është gjithashtu krijues i stemës së Durrësit.
Programi u përmbyll nëpërmjet kësaj vepre, si një traditë bashkëkohore , kompozim i Çlirim Cekës.
Artkand vjen çdo të shtunë në orën 14, nën autorësinë dhe moderimin e Jetona Kocibellit. TCH
Nuk dihet se çdo bëhet me lekët, apo nëse Kryeminstri ka vendosur që shumën e përfituar ta dhurojë për bamirësi.
Jo për ta krahasuar se janë dy artistë krej të ndryshëm, por për shembull banori i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj e shiti në të njëjtin emision portretin e tij të Ismail Qemalit për 12 mijë euro. Paratë i dha për bamirësi në fund.
Gjithësesi e sigurtë është se Top Channel do t’ja shes pikturën surrealiste Kryeministrit. Edi Rama e gjen mënyrën të dal në TV.