Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e parë duke iu përgjigjur Sali Berishës për vjedhje dhe manipulim votash. Rama ka treguar prapaskenat e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në selinë e PS.
Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një foto nga brenda skuadrës socialiste dhe pretendimet e Berishës i ka cilësuar si avazin e vjetër.
“Selia e PS – Superskuadra që organizon sondazhet, studion shifrat, analizon trendet e pjesëmarrjes, ndjek të dhënat e terrenit në kohë reale dhe projekton rezultatet me përafërsi mbresëlënëse në bazë algoritmesh shkencore
*ndërsa të tjerët paralajmërojnë fitoret nëpër tribuna duke parë filxhanin e dëshirave të tyre dhe pastaj kur dalin rezultatet nga kutitë, vazhdojnë filxhanosen nëpër ekrane me dëshpërimin e avazit bajat të regjimit, që u grabiti befasisht fitoren imagjinare me kthetrat e krimit” shkruan Rama.