9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Rama njofton qytetarët e Prishtinës: Eliminohet taksa 150 euroshe në transaksion të pronës

- Advertisement -

Me shumicë votash të këshilltarëve komunal në Prishtinë, është miratuar propozimi që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama tha se shfuqizimi i kësaj takse, “përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të qytetarëve”

Postimi i tij i plotë:

ELIMINOHET TAKSA NË TRANSAKSION TË PRONËS.

Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro.

Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit