13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Rama niset drejt Berlinit, pritet takim me Scholz

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pritet nesër në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz

Rama dhe Scholz do të kenë të martën e 7 marsit një takim kokë më kokë në orën 11:15, më ata do të mbajnë një konferencë te përbashkët për shtyp në orën 12.30.

Në këtë takim pritet të diskutohet për Procesin e Berlinit, takimi i radhës i të cilit pritet të mbahet ne vjeshtë të këtij viti në Tiranë.

Disa ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në takimin me Scholz do të caktohet data e samitit të Tiranës, të kësaj nisme.

Pjesë e diskutimeve pritet të jenë çështjet mes dy vendeve.

Në Berlin do të mbahet dhe një panair për turizmin, ku do të prezantohen pikat kryesore turistike të Shqipërisë duke prezantuar kështu edhe një formë pakete destinacionesh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit