13.3 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Rama ngushëllon familjarët e viktimave në Koçan, shpreh gatishmëri për ndihmë

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka ngushëlluar familjarët e gjithë viktimave.

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar Rama në platformën “X”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit