Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas pjesëmarrjes në protestën e Tiranës.
Rama ka theksuar se sheshi në kryeqytetin e Shqipërisë, ishte zemra e kombit.
Sot, ky shesh frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë! Sot, ky shesh është zemra e kombit që rrah me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë! Në këtë shesh, përkulemi me mirënjohje para atyre që rrokën pushkën për nder, për tokë, për gjuhë”, ka shkruar Rama.
Ai tha se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e gjaku i ushtarëve themel i shtetit.
Sot, jemi bashkë për t’i dhënë zë asaj të vërtete që s’mund të heshtet: Se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, çlirimtare! Se gjaku i djemve e vajzave të UÇK-së është themel i shtetit të Kosovës dhe forca e gjallë e qenies shqiptare në Ballkan”, tha ai më tutje.
‘Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët! Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, Presheva, diaspora janë sot një trup, një zemër, një flamur. Asnjë mur, asnjë pengesë, asnjë proces s’ka forcë me nda atë që u lidh me gjak e me besë”, theksoi i pari i kryeqytetit.
Rama tha se kush e don drejtësinë, e don UÇK-në.
‘Kush e don drejtësinë, e don edhe UÇK-në. Kush e don paqen, e nderon lirinë që sollën çlirimtarët tanë. Kush e don të ardhmen, e din se ajo ndërtohet mbi të vërtetën e sakrificës, e jo mbi padrejtësitë.Prandaj, le ta bëjmë këtë ditë betim të ri kombëtar: për lirinë që nuk shuhet, për kujtesën që nuk harron, për drejtësinë që nderon sakrificën’”, tha Rama.
Drejtësi për ata që ngritën flamurin në ditët më të errëta. Drejtësi për ata që mbajtën pushkën për t’i dhënë kombit frymë. Drejtësi për të burgosurit e ndërgjegjes që s’kanë rrëfim tjetër veç të vërtetës. Tiranë, sot je kryeqyteti i të gjitha zemrave shqiptare. Sot, çdo flamur është një frymë. Çdo frymë, një betim. E çdo betim, një rrëfim për ata që i dhanë kuptim fjalës Atdhe. Lavdi UÇK-së. Lavdi çlirimtarëve”, përfundoi postimin e tij Rama.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëkombës, motra e vëllezër nga çdo anë e trojeveshqiptare, nga Tirana në Prishtinë, nga Ulqini në Preshevë, nga Shkupi e në diasporën e largët, sot, në këtë shesh të ndritshëm, rreh një zemër e vetme shqiptare 🇦🇱
Sot, ky shesh frymon me gjakun dhe nderin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë tonë!
Sot, ky shesh është zemra e kombit që rrah me një ritëm të vetëm: ritmin e dinjitetit, të kujtesës dhe të krenarisë!
Në këtë shesh, përkulemi me mirënjohje para atyre që rrokën pushkën për nder, për tokë, për gjuhë.
Sot, jemi bashkë për t’i dhënë zë asaj të vërtete që s’mund të heshtet: Se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, çlirimtare! Se gjaku i djemve e vajzave të UÇK-së është themel i shtetit të Kosovës dhe forca e gjallë e qenies shqiptare në Ballkan.
Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët!
Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, Presheva, diaspora janë sot një trup, një zemër, një flamur 🇦🇱
Asnjë mur, asnjë pengesë, asnjë proces s’ka forcë me nda atë që u lidh me gjak e me besë.
Kush e don drejtësinë, e don edhe UÇK-në. Kush e don paqen, e nderon lirinë që sollën çlirimtarët tanë. Kush e don të ardhmen, e din se ajo ndërtohet mbi të vërtetën e sakrificës, e jo mbi padrejtësitë.
Prandaj, le ta bëjmë këtë ditë betim të ri kombëtar: për lirinë që nuk shuhet, për kujtesën që nuk harron, për drejtësinë që nderon sakrificën.
Drejtësi për ata që ngritën flamurin në ditët më të errëta. Drejtësi për ata që mbajtën pushkën për t’i dhënë kombit frymë. Drejtësi për të burgosurit e ndërgjegjes që s’kanë rrëfim tjetër veç të vërtetës.
Tiranë, sot je kryeqyteti i të gjitha zemrave shqiptare. Sot, çdo flamur është një frymë. Çdo frymë, një betim. E çdo betim, një rrëfim për ata që i dhanë kuptim fjalës Atdhe.
Lavdi UÇK-së. Lavdi çlirimtarëve.