Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të udhëtojë paraditen e së martës në një vizitë zyrtare në Turqi.
Rama në Ankara do të pritet nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.
Ai do të shoqërohet në këtë vizitë prej ministrit të punëve të Jashtme Igli Hasani.
Ndërkohë, Erdogan vizitoi Shqipërinë më 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues.