9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Rama në ShBA për vlerësimin e ndihmës së Shqipërisë ndaj hebrenjve: Dalim më të fortë në çdo sprovë

- Advertisement -

Kryeministrit Edi Rama ndodhet sot në SHBA në aktivitetin e organizuar për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve. Ai vlerësoi sot se Shqipëria dhe Izraeli janë dy kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm, duke thesuar më tej se “kombet tona të vogla do dalin më të forta nga çdo sprovë”.

“Shqiptarët e njohin si dhimbjen e pashembullt të plagëve të mëdha të historisë, ashtu edhe nevojën e pakrahasueshme për të mos i harruar kurrë shkaqet e tyre Për ata prej jush që nuk kanë qenë kurrë në Tiranë, atje ka një bunker të nëndheshëm në qendrën e qytetit. U ndërtua për t’i bërë ballë sulmit të NATO-s. Sot, është transformuar në një hapësirë kushtuar viktimave të atyre që e ndërtuan.  Bunkeri të kujton një ngjasim modest të Yad Vashemit: Brenda shkallëve, poshtë fotografive të mijëra shqiptarëve të vrarë nga regjimi ynë i stilit koeanoverior në mes të Europës, disa shkronja neoni formojnë fjalët e Primo Levit, “ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta jetojnë sërish”, tha Rama.

“Po e përmend këtu jo për të hequr ndonjë paralelizëm të pamundur midis shfarosjes së tmerrshme masive të miliona hebrenjve nga regjimi nazist dhe vdekjeve tragjike që regjimi ynë komunist u solli mijëra të pafajshmëve që u shpallën armiq të popullit, por thjesht për t’ju thënë të gjithëve ju se ne, shqiptarët, e njohim si dhimbjen e pashembullt të plagëve të mëdha të historisë, ashtu edhe nevojën e pakrahasueshme për të mos i harruar kurrë shkaqet e tyre”, vijoi ai.

Rama theksoi se “ne jemi dy kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm”. Kryeministri u ndal te historia që lidh dy popujt tanë, ku kapitulli më i njohur është Holokausti.

“Shqipëria u bë i vetmi vend europian që nuk dorëzoi as edhe një hebre të vetëm dhe e vetmja ku popullata hebreje pas luftës ishte rritur 20-fish”, tha Rama.

“Ndërkohë që iknin nga vendet e tjera për t’i shpëtuar vdekjes, hebrenjtë fluturonin drejt Shqipërisë për të mbrojtur jetët e tyre nën premtimin tonë te çeliktë të Besës –fjalës së shenjtë të nderit që i jepet tjetrit ose një familjeje tjetër dhe që mbrohet deri me jetë nga ai besëdhënësi. Trashëgimia jonë e përbashkët shtrihet përgjatë shekujve dhe përmes këtyre shekujve, sipërfaqja e e vogël e tokës sonë kurrë nuk e ka kufizuar as madhështinë e ëndrrave tona, as gjatësinë krahëve tanë të hapur për hebrenjtë”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit