14.8 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

Rama në Paris: Evropës i mungon diplomacia, nuk po e shoh të zgjohet

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris të Francës.

Në fjalën e tij, Rama tha se Evropës i mungon diplomacia, derisa shtoi se nuk sheh zgjim të saj.

“Ajo që ka ndodhur në ShBA në krye të këtij viti dhe po flas për atë që Trump e përshkroi si plani preciz i zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Sipas meje është, diçka që nëse zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte dhe Evropën. Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet. Ka një zgjim, në shumë përpjekje që po bëhen pra presidentja e KE, nga udhëheqësit që po përpiqen t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë shumë të fortë për të ndryshuar qëndrimi në raport me idenë e mbrojtjes, por sipas mendimit tim, kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mundë të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme”, u shpreh kryeministri shqiptar, përcjell Euronews.al.

“Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot, ende nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike”, tha Rama

Të ngjashme

Të fundit